
HERAT - Një tërmet tjetër ka goditur Afganistanin perëndimor, disa ditë pasi dy lëkundje të mëdha në rajon vranë më shumë se 1000 njerëz.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) thotë se tërmeti me magnitudë 6.3 ballë ra në afërsi të qytetit të Heratit. Goditja ishte në një thellësi prej 6.3 km (katër milje).
Të paktën një person ka vdekur nga tërmeti. 100 të tjerë po trajtohen për lëndime në spitalin rajonal.
Më shumë se 90% e atyre që vdiqën në tërmetet e mëparshme ishin gra dhe fëmijë. Në raportin e saj, USGS tha se epiqendra e tërmetit të fundit ishte 30 km në veri-perëndim të Heratit, qyteti i tretë më i madh i Afganistanit afër kufirit iranian.
Tërmeti i së shtunës së kaluar goditi Zindajan, një lagje rurale rreth 40 km larg Heratit. Lëkundjet bënë që shtëpi të tëra, të ndërtuara me baltë, të shkatërroheshin.
Banorët përdorën lopata për të kërkuar të zhdukurit. Pas atij tërmeti, shumë banorë kishin fjetur në natyrë. Talebanët, të cilët kanë sunduar Afganistanin që nga viti 2021, thanë se shumë prej banorëve, tani janë në tenda dhe me fillimin e të ftohtit, ka të ngjarë të mos jenë në gjendje t'ia dalin për më shumë se një muaj.
Afganistani është zhytur nga një krizë ekonomike, që kur talebanët erdhën në pushtet, kur ndihma e dhënë drejtpërdrejt ndaj qeverisë u ndal. Vendi goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, pasi shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.
Provinca e Paktikës, pak ditë më parë, u godit nga një tërmet i fuqishëm, i cili vrau më shumë se 100 njerëz dhe la qindra persona të pastrehë./Zëri.ai/