
BRITANI E MADHE- Një hetim nga gazeta “The Guardian” e akuzon Mbretin Charles III se ka përfituar nga vdekja e mijëra njerëzve në Lancasterit, në veriperëndim të Anglisë. Hetimi zbuloi se "paratë e të vdekurve" përdoreshin fshehurazi për të rinovuar pronat në pronësi të Mbretit, të cilat jepeshin me qira për përfitime. Megjithatë, dukati tha se disa nga fondet po përdoreshin për restaurimin e "pronave publike dhe historike". Pasuria e Charles është vënë në pikëpyetje edhe për një pjesë të të ardhurave nga asetet të cilat jepen për bamirësi.
Asetet financiare të njohura si 'bona vacantia' janë pasuritë e njerëzve që vdesin pa lënë testament dhe nuk kanë të afërm dërgohen në Thesar, i cili më pas i shpenzon ato për shërbime publike. Prej kohësh është pretenduar se, pas zbritjes së kostove, të ardhurat nga bono vacantia dhurohen për bamirësi. Megjithatë, vetëm një përqindje e vogël e këtyre të ardhurave jepet për bamirësi, shkruan The Guardian.
Mbreti në thelb trashëgon fondet bono vacantia nga njerëzit, adresa e fundit e të cilëve ishte në një territor që në mesjetë njihej si palatine i qarkut Lancashire dhe sundohej nga një dukë. Sot, zona përfshin Lancashire dhe pjesë të Merseyside, Greater Manchester, Cheshire dhe Cumbria. Praktika po ndihmon që pronat e dhënies me qira të jenë më fitimprurëse, gjë që përfiton indirekt Mbreti, i cili merr dhjetëra milionë fitime të dukatit çdo vit – të ardhura që Buckingham Palace thotë se janë “private”.
Gazeta identifikoi dhjetëra njerëz, paratë e të cilëve janë transferuar në llogarinë e mbretit pasi ata vdiqën në veri-perëndim në vende të tilla si Preston, Manchester, Burnley, Blackburn, Liverpool, Ulverston dhe Oldham. Ndërkohë Buckingham Palace nuk pranoi të komentonte.