Bota

Hamasi i vrau vajzën, babai: Vdekja është bekim para torturave

Thomas Hand deklaroi se militantët e Hamasit sillen shumë keq ndaj pengjeve, i lënë pa ushqim e ujë dhe i torturojnë në dhoma të errëta.

D.XH

Hamasi i vrau vajzën, babai: Vdekja është bekim para torturave

IZRAEL - Një baba i shkatërruar, ka folur për momentin kur zbuloi se vajza e tij ishte vrarë nga Hamasi, duke e përshkruar vdekjen e saj si "një bekim",  pasi tha se nën tortura, e mitura do të ishte në kushte akoma më të rënda.

Thomas Hand humbi kontaktet me vajzën e tij 8-vjeçare Emily, kur militantët e Hamasit sulmuan Kibutin, pranë Be’eri, afër kufirit me Gazën, ku u vranë 100 njerëz.

Emily kishte qëndruar në shtëpinë e një shoqeje dhe militantët kishin shkuar në atë shtëpi, duke e rrëmbyer. Në një intervistë në CNN, Hand foli mes lotësh, teksa zbuloi momentin kur iu tha se trupi i vajzës së tij ishte gjetur. Ai tha se ishte lehtësuar, sepse vdekja është shumë më e mirë, sesa të merresh peng nga Hamasi.

“Kur më thanë se e kanë gjetur Emilyn, pa shenja jete, unë buzëqesha. Po, buzëqesha, sepse unë e di, se më mirë është vdekja, se torturat deri në vdekje”, deklaroi Thomas.

Vdekja është më mirë, nëse marrim parasysh se çfarë bën Hamasi me personat që merr peng. Ata i lënë pa ushqim dhe pa ujë. Ajo do të ishte në një dhomë të errët duke u tortuaruar çdo minutë, orë, ditë e ndoshta edhe ndër vite. Kështu, që vdekja ishte një bekim absolut”, u shpreh babai i Emilysë së ndjerë.

Thomas Hand ishte zhvendosur me vendbanim, tre milje nga kufiri me Gazën, 30 vjet më parë. Ai dhe Emily kishin jetuar vetëm, pas vdekjes së gruas së tij. Hand tha se vajza kishte qëndruar në shtëpinë e një shoqeje për të fjetur. Por pasi sirenat e luftës u ndezën atë ditë, ai nuk e pa më vogëlushen gjallë.

Ai mbeti brenda shtëpisë së tij, ndërsa Kibuci u pushtua nga militantët, përpara se të shpëtohej dhe të dërgohej në një hotel pranë Detit të Vdekur, ku priti lajmet për vajzën e tij për dy ditë.

Më 7 tetor, Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1300 izraelitë. Izraeli u përgjigj, duke vrarë më shumë se 1300 palestinezë./Zëri.ai/

 

 

 

 

 

 

 

 

Poll

MOS HUMB