Bota

Gazetari raporton me helmetë nga Izraeli, pamja pas tij çudit audiencën

Reporteri me përvojë Petar Vlahov raportoi, duke u mbrojtur me mjete rrethanore, që gjeti në vendngjarje, në një kohë që rreth e përqark binin raketa.

D.XH
Gazetari raporton me helmetë nga Izraeli, pamja pas tij çudit
Gazetari Petar Vlahov duke raportuar nga Izraeli

IZRAEL – Petar Vlahov, një reporter me përvojë i rrjetit televiziv kroat, HRT, ka raportuar nga Izraeli, luftën që po zhvillohet atje.

Vlahov kishte veshur një helmetë, që sa duket e ka marrë nga një ushtar. Ai duket teksa raporton me shumë pasion e përkushtim, në një zonë, ku përqark bien raketa.

Pamja pas tij është tepër befasuese dhe e ka bërë raportimin e tij të pazakontë. Pas shpinës së reporterit, ndodhen dy gra, të cilat, po flasin në telefon. Gratë pas tij bisedojnë në telefon, thuajse qetësisht, në një kohë, që rreth e përqark bie “shi” raketash.

Shumë persona e kanë komplimentuar gazetarin, që arriti të raportojë në një situate tepër të rrezikshme. Gazetari nuk mbante as jelek antiplumb, ndërsa po raportonte nga vendgjarja, duke tregur guxim e vendosmëri.

Denis Latin (57 vjeç), koleg i Vlahovit, vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e gazetarit. Kujtojmë se disa ditë më parë, Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 persona. Izraeli u përgjigj, duke vrarë më shumë se 1200 njerëz./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB