
GAZA- Në një video që pretendohet të jetë shpërndarë nga Hamasi, shihet një vajzë e re izraelite, e cila është marrë peng në nisje të luftës të shtunën e 7 Tetorit. Në videon që është publikuar në mediat ndërkombëtare, e reja kërkon që të lirohet sa më parë që të jetë e mundur, dhe të kthehet pranë familjes së saj.
“Unë quhem Maya Sham, jam 21 vjeçe dhe jam nga Shoham. Unë jam në Gaza tani”, shprehet ajo në video. Vajza izraelite, e cila gjithashtu ka nënshtetësi franceze, bën thirrje që të lirohet sa më shpejt. "Ju lutem, më lini të iki nga këtu sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Të shtunën herët në mëngjes po kthehesha nga një festë në zonën e Sderotit, u plagosa rëndë në dorë, më çuan në Gaza dhe më çuan në spital për tre orë, u kujdesën për mua, më siguruan ilaçe. Ju kërkoj vetëm të më sillni në shtëpi sa më shpejt te familja ime, prindërit, vëllezërit e mi”, thotë e reja në video.
Hamas përgjatë këtyre ditëve ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë mbi pengjet, ndërkohë që si kusht për lirimin e tyre ka vendosur ndërprerjen e bombardimeve të Izraelit.
BREAKING In first official proof of life of Israeli hostage, Hamas releases video of 21 years old Mia Shem from Shoham who was kidnapped from the party in Reim. Shem says in Hebrew “everything is ok”, that she received medical treatment for injuries and pleads for her release. pic.twitter.com/Do2f1m3Rm6
— Michael Shuval ????️???? (@MichaelShuval) October 16, 2023
Hamasi pretendon se ka marrë peng 250 persona, mes tyre izraelitë por edhe shtetas të kombësive të tjera. Ndërkohë që nga Izraeli është identifikuar një numër më i vogël pengjesh. Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin, grupin islamik që kontrollon Gazën, në përgjigje të sulmeve terroriste të 7 tetorit që vranë 1,400 njerëz.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Gaza përballet me një krizë "të afërt" të shëndetit publik, me furnizime të kufizuara me ujë për qindra mijëra njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 2,800 njerëz kanë vdekur në sulmet ajrore izraelite, tha ministria palestineze e shëndetësisë./Zëri.ai