Bota

Vrau me armë dy tifozët suedezë, policia belge qëllon me armë autorin e dyshuar

E.K
Vrau me armë dy tifozët suedezë, policia belge qëllon me
I dyshuari Abdesalem L

BELGJIKË- Policia në Bruksel ka qëlluar me armë një person, i cili dyshohet të jetë autori i sulmit me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku u vranë dy tifozë suedezë. Ai u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, raportuan mediat lokale, ndërsa mbeti i plagosur. Aktualisht personi i plagosur ndodhet në reanimacion.

Prokurorët belgë konfirmuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi, Abdesalem L. Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.

Edhe zëdhënësi i policisë Eric Van Duyse tha se oficerët “hapën zjarr” ndërsa kapën burrin në zonën Schaerbeek të qytetit, por nuk tha nëse i dyshuari ishte i plagosur.

Van Duyse tha më herët se hetimi për vrasjet po përqendrohej në “një motivim të mundshëm terrorist për të shtënat” pasi “një pretendim për përgjegjësinë u postua në mediat sociale”.

“Ky person pretendon se është frymëzuar nga Shteti Islamik”, tha Van Duyse.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e përballjes mes Belgjikës kundër Suedisë, një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes.

Ndeshja u ndërpre për shkak të frikës që mund të pasohej me të tjera incidente. Gjithashtu ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB