Bota

Hajduti i futet në shtëpi dhe i merr sende e dokumente, ministrja përballet me të

Grabitësi ka marrë sende me vlerë dhe dokumente të ministres, e cila është përballur me të, por nuk ka mundur që ta ndalojë

E.K
Hajduti i futet në shtëpi dhe i merr sende e dokumente, ministrja
Ministrja kosovare Rozeta Hajdari

KOSOVË- Banesa e ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka rënë pre e vjedhjes në orët e mëngjesit të së dielës. Mediat në Kosovë kanë treguar se si hajduti u fut në banesën e ministres Hajdari, u përball me të dhe u zhduk para syve të saj, bashkë me sendet që kishte marrë.

Denoncimi i ministres aktivizoi Policinë dhe si rezultat ka dhënë deklaratën e saj si viktimë e rastit, ndërkohë që tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Vjedhja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, kur personi i dyshuar ishte futur në banesën e ministres dhe ka marrë sendet me vlerë si dhe dokumente të Hajdarit. Ndonëse nuk dihet se si arriti të futej në banesë, nëse dera ishte e hapur apo hajduti posedonte çelës të banesës, i dyshuari teksa po kryente vjedhjen ia “prishi” gjumin ministres dhe ajo e kapi në flagrancë.

Por Hajdari nuk arriti ta ndalojë, pasi personi u zhduk para syve të saj, bashkë me stolitë në vlerë rreth 2500 euro, që dyshohet se arriti t’i gjejë në banesën e saj. Përvceç stolive të vjedhura, në dëshminë që ministrja ka dhënë para hetuesve policorë, kuptohet se hajduti i ka vjedhur edhe disa dokumente personale, që përfshijnë kartela bankare.

Raportimi i rastit vuri në lëvizje njësitë përkatëse, që kryen ekzaminimet e nevojshme në banesën e Hajdarit dhe pas dhënies edhe të deklaratës së saj, është vënë në dijeni Prokurori i Shtetit. Me vendim të tij, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe është urdhëruar ndërmarrja e të gjitha veprimeve të nevojshme për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Poll

MOS HUMB