
SHBA- E parë globalisht, pirja e duhanit po bëhet gradualisht një gjë e së kaluarës. Sipas të dhënave të sondazhit nga Statista Consumer Insights, zakoni po është drejt rënies në disa vende.
Rusia është një nga vendet me duhanpirjen më të lartë, ku 46 për qind pranuan se pinë cigare të paktën herë pas here. Në Evropën Perëndimore, të anketuarit spanjollë shfaqën nivele të ngjashme të larta të përdorimit (42 përqind), ndërsa Gjermania ishte gjithashtu afër me 40 përqind.
Ndërkohë në vendet ku duket se ky zakon është në rënie ishin Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, ku një pjesë më e vogël thanë se pinë duhan, megjithatë proporcionet këtu ishin ende në 30 për qind./ ZËRI