
SHBA- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA, ku një grua pretendon se u pushua nga puna pasi dhuroi veshkën për të shpëtuar jetën e shefes të saj.
Debbie Stevens, një grua 47-vjeçare, nga Long Island, pretendon se u pushua nga puna në “Atlantic Automotive Group” pasi i dhuroi një veshkë shefes së saj, Jackie Brucia. Stevens paraqiti një ankesë në “Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Shtetit” në New York, duke pretenduar se ajo ishte keqtrajtuar dhe pushuar nga puna pasi pronarja mori atë që donte.
Stevens tha se mjekët i dëmtuan një nerv në këmbën e saj, duke i shkaktuar shqetësim dhe probleme me tretjen. Ajo u kthye në punë katër javë më vonë dhe atëherë filluan problemet. Pas kthimit të saj në punë, ajo pretendoi keqtrajtim, duke përfshirë bërtitjen dhe uljen në detyrë.
"Unë nuk kam fjalë ta përshkruaj trajtimin e saj ndaj meje. Më bërtiste për gjëra që nuk i kisha bërë kurrë, duke vazhduar deri në pikën ku ajo as që më linte të largohesha nga tavolina ime,"- u shpreh ajo.
Stevens u konsultua me një psikiatër dhe pasi avokatët e saj i dërguan një letër “Atlantic Automotive Group”, ajo u pushua nga puna brenda një jave. ./ZËRI