Bota

Grabitet me armë karburanti në Kosovë, autorët qëllojnë me breshëri ndaj policisë

Ndaj grabitësve do të rëndojë dhe akuza e tentativës së vrasjes ndaj punonjësve të policisë

E.K
Grabitet me armë karburanti në Kosovë, autorët
Pamje nga vendi ku ndodhi grabitja

KOSOVË- Persona të armatosur rëndë grabitën mëngjesin e kësaj të premte një pikë karburanti, në aksin rrugor që lidh Ferizajn me Prishtinën.

Situata është rënduar më tej, pasi në vendngjarje shkoi menjëherë policia, e cila hasi në zjarrin e armëve të grabitësve, të cilët më pas u larguan me shpejtësi me një makinë.

Fatmirësisht, nga të shtënat në drejtim të makinës së policisë nuk pati të lënduar, teksa autorët dyshohet se kanë qenë 4.

Momenti është kapur nga kamerat e sigurisë së karburantit dhe pritet të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e autorëve të këtij krimi të rëndë përpara drejtësisë.

Poll

MOS HUMB