
Autoritetet kanë gjetur tre trupa në një zonë të Meksikës veriore ku dy australianë dhe një amerikan janë të zhdukur, thanë të premten burime të agjencisë së lajmeve Reuters për ecurinë e hetimeve në Baja California. Colum dhe Jake Robinson, vëllezër nga Australia dhe Jack Carter Road, një shtetas amerikan, u raportuan të zhdukur tek autoritetet më 29 prill. Ata janë parë për herë të fundit më 27 prill.
Ata ishin duke pushuar në qytetin Ensenada, jo shumë larg kufirit SHBA-Meksikë. Baja California është ndër shtetet më të prekura nga vala e dhunës që ka përfshirë vendin prej vitesh. Një prokuror ka deklaruar se po hetohet për tre persona që mund të kenë lidhje me rastin. Nuk dihet ende nëse ata kanë lidhje me zhdukjen e tre turistëve./ZËRI