Bota

Ministri francez përplas çiklistin

Çiklisti u dërgua në spitalin Cochin, në lagjen e 14-të të Parisit. Le Mer iu nënshtrua një testi alkooli, i cili doli negativ.

E.K
Ministri francez përplas çiklistin
Bruno Le Maire

Ministri francez i Financave Bruno Le Maire është përplasur me një çiklist i cili kaloi në semafor të kuq. Në momentin e aksidentit, ministri po drejtonte makinën e tij personale.  Çiklisti, i cili raportohet se ka pësuar një dëmtim në kokë, është dërguar në spital. Ministri nuk është lënduar.

Çiklisti u dërgua në spitalin Cochin, në lagjen e 14-të të Parisit. Le Mer iu nënshtrua një testi alkooli, i cili doli negativ.

“Si çdo qytetar në një rast të tillë, ai iu përgjigj pyetjeve të policisë dhe bëri alkomatografinë në vend. Ai gjithashtu kaloi një test droge. Të dy testet ishin negative”, konfirmoi një burim për AFP.

"Ai nuk është në asnjë mënyrë përgjegjës," vuri në dukje stafi i tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB