Bota

Gjenden të masakruara me thikë tre gra në një shtëpi publike në Vjenë

Në pranga, i dyshuar si autor është vënë një 27-vjeçar, i cili po merret në pyetje.

F.m
Gjenden të masakruara me thikë tre gra në një shtëpi
Vjenë

VJENË- Tre vajza janë gjetur të vrara brenda një dite në Vjenë. Trupat e tre të rejave u gjetën të masakruara me thikë në një shtëpi publike në lagjen Brigittenau të kryeqytetit austriak. Ngjarja mësohet se ka ndodhur një ditë më parë dhe ka qenë një dëshmitar ai që ka njoftuar autoritetet.

Në pranga, i dyshuar si autor është vënë një 27-vjeçar, i cili po merret në pyetje. Ende nuk dihet arsyeja që mund ta ketë shtyrë 27-vjeçarin që të vriste tre vajzat. Nuk dihet nëse ai ka qenë ndonjë klient i shtëpisë publike në fjalë.

Shoqata austriake e strehimoreve autonome të grave regjistroi 26 femicide vitin e kaluar dhe debati është ndezur në vend dhe në të gjithë Evropën mbi vrasjen e grave dhe vajzave, shpesh nga duart e partnerëve ose ish-partnereve.

Qeveria austriake është zotuar të godasë, duke premtuar disa masa, duke përfshirë rritjen e fondeve për organizatat që ndihmojnë viktimat e dhunës.

Megjithatë, OJQ-të thonë se qeveria nuk po bën sa duhet për të ndaluar vrasjet.

Midis viteve 2010 dhe 2020, 319 gra u vranë në Austri, kryesisht nga partnerët e tyre meshkuj ose ish-partnerët, me një rekord të lartë prej 43 viktimash në vitin 2019, sipas një studimi qeveritar.

Poll

MOS HUMB