Bota

Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë Kosova jonë

Nuk kanë munguar homazhet e përvitshme te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e i veprimtarit Adem Demaçi, në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, te Monumenti “Heroinat”, te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë, si dhe te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, që ndodhet në oborrin e Kuvendit.

F.m
Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë Kosova jonë
Pavarësia e Kosovës

KOSOVË-Republika e Kosovës shënon sot 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Obelisku i Pavarësisë “NEËBORN” ka marrë pamje të re për 16 vjetorin e pavarësisë dhe mesazhi lidhet me liberalizimin e vizave. Në secilën shkronjë, paraqitet nga një shtet ku tash qytetarët mund të udhëtojnë pa viza. Krerët e shtetit e kanë nisur këtë mëngjes me një mbledhje festive dhe më pas kanë ngritur flamurin. Nuk kanë munguar homazhet e përvitshme te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e i veprimtarit Adem Demaçi, në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, te Monumenti “Heroinat”, te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë, si dhe te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, që ndodhet në oborrin e Kuvendit. Nderime janë bërë edhe te monumenti i të pagjeturve. Ndërsa në orën 12:00 Kuvendi është mbledhur në një seancë solemne. Urimet kanë qenë të shumta, përfshirë ambasadorët, sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe kryeministrin Edi Rama. Kryeministri Albin Kurti, ka postuar një video urimi. Në të cilën s’u pa askund momenti i shpalljes se pavarësisë dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjë që është interpretuar si retushim i historisë. Në orën 18:00 do të mbahet Koncerti i Pavarësisë, ndërsa në orën 20:15 Koncerti solemn i filharmonisë së Koosvës. Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende. Shteti i fundit që e ka njohur është Izraeli.

Poll

MOS HUMB