Bota

Ftoi Biden të luanin golf, Trump: I ofrova 1 milion dollar nëse do të fitonte

Trump tha të shtunën në mbrëmje se i kishte ofruar Bidenit një mundësi për të fituar 1 milionë dollarë nëse do ta mundte në një lojë golfi.

I.F
Ftoi Biden të luanin golf, Trump: I ofrova 1 milion dollar nëse do
Donald Trump dhe Joe Biden duke luajtur golf

MINESOTA- Kandidati për President i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një tubimi në Minesota zbuloi se i propozoi Biden të luajnë golf së bashku.  

Trump tha të shtunën në mbrëmje se i kishte ofruar Bidenit një mundësi për të fituar 1 milionë dollarë nëse do ta mundte në një lojë golfi.

Sipas The Sun, Trump shtoi se kjo ofertë ishte refuzuar nga Biden.

“I thashë dëshiron të luajm një lojë golfi së bashku? Ku të duash, nëse fiton do të të jap 1 milion dollarë. Unë do të gjuaj 10 goditje nga një anë, nëse më mundni do t’ju jap një milion dollarë. Ai nuk kishte asnjë shans të fitonte me mua, prandaj refuzoi. Ai flet se luan mirë, por të gjitha janë vetëm fjalë”, u shpreh kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, teksa iu referua fushates se Biden dhe Harris.

Tubimi i Trump në Minesota zgjati më shumë se një orë e gjysmë, ndërsa ai preku planet e tij për ekonominë, zbatimin e ligjit dhe ushtrinë. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB