
PARIS- Sulmet në Lartësitë e Golanit ku mbetën të vdekur 10 fëmijë, rriten tensionet në Lindjen e Mesme. Menjëherë pas sulmit reagoi Irani, ku tha se Izraeli do të mbahet përgjegjës për vdekjen e të pafajshmëve. Gjithashtu edhe Komuniteti i Lojërave Olimpike në Francë në bashkëpunim me Njësinë e krimit kibernetik të Francës (OFAC) reaguan menjëherë, ku hoqën të dhënat private për atletët izraelitë që garojnë në Olimpiadë, lajmëroi policia.
Sipas Le Monde, të dhënat duke përfshirë rezultatet e testit të gjakut dhe kredencialet e hyrjes u publikuan në Telegram të premten nga një sulm kibernetik, thanë burimet.
Doxing ka si qëllim publikimin e informacioneve private me motive keqbërëse. Hakerët zbuluan gjithashtu informacione personale që zbulonin statusin ushtarak të atletëve izraelitë në mediat sociale të enjten. Pharos, një platformë që raporton përmbajtje të paligjshme në internet, i ka bërë thirrje OFAC të heqë detajet e atletëve, tha një burim i afërt me rastin për AFP.
Izraeli të enjten paralajmëroi Francën për kërcënime të mundshme nga grupet e mbështetura nga Irani kundër atletëve dhe turistëve izraelitë gjatë Lojërave Olimpike të Parisit.
"Ka nga ata që kërkojnë të dëmtojnë festimet e kësaj ngjarjeje të gëzueshme. Ne aktualisht kemi vlerësime të kërcënimeve të mundshme nga anëtarët e terrorizmit iranian dhe organizata të tjera terroriste që synojnë të kryejnë sulme terroriste kundër anëtarëve të delegacionit izraelit dhe turistëve izraelitë gjatë Lojërave Olimpike”, i tha ministri i Jashtëm Israel Katz homologut të tij francez në një letër, kopje të së cilës u publikuan në media.
Franca ka ngritur një operacion të gjerë sigurie për të siguruar që Lojërat Olimpike, të cilat filluan të premten dhe përfundojnë më 11 gusht, të jenë të sigurta për atletët dhe qytetarët. Rreth 18,000 trupa franceze janë vendosur për të siguruar Lojërat, përveç policisë së rregullt. /ZËRI/