Bota

Ftesa e Kurtit! Liderët e partive politike mblidhen sot në Kuvend

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit duhet të përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve

F.I
Ftesa e Kurtit! Liderët e partive politike mblidhen sot në Kuvend
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thirrur sot në orën 16:00 një takim me krerët e partive parlamentare, në përpjekje për të arritur një konsensus rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ftesa erdhi të premten e 27 Qershorit, një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese thekson qartë se obligimi për ta konstituuar Kuvendin është obligim i të gjithë deputetëve dhe jo vetëm i subjektit të parë. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sot u jam drejtuar të gjithë krerëve të subjekteve të përfaqësuara në legjislaturën e nëntë, me ftesë për takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”, deklaroi Kurti në një postim në rrjete sociale.

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit duhet të përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, duke zgjedhur kryetarin dhe pesë nënkryetarët.

Seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka nisur më 15 prill, por deri më tani janë zhvilluar 37 seanca pa arritur zgjedhjen e udhëheqjes së Kuvendit.

Poll

MOS HUMB