Bota

FOTOT- Thyhen me çekiç statuja e Papës dhe Nënë Terezës në Nju Jork

Policia arriti të arrestojë në vendngjarje autorin.

f.t
FOTOT- Thyhen me çekiç statuja e Papës dhe Nënë
PAMJE NGA NGJARJA

SHBA-Një incident është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Nju Jorkut në SHBA kundrejt një kishe, nga një 30-vjeçar. Mediat e huaja raportojnë se 30-vjeçari i identifikuar si Randy Maldonado Avila dëmtoi me çekiç shtatoren e Nënë Terezës dhe atë të Shën Papa Gjon XXIII. Statujat ndodheshin në hyrje të kishës së Shën Dominikut.

Në imazhet e publikuara përveç statujave, shihen të dëmtuara edhe dyert e kishës, të cilat u mbuluan me dërrasa, ndërsa statujat e vandalizuara u mbuluan me një copë, nga vullnetarë brenda disa orësh nga sulmi. 

FOTOT- Thyhen me çekiç statuja e Papës dhe Nënë
STATUJA
FOTOT- Thyhen me çekiç statuja e Papës dhe Nënë
DYERT
FOTOT- Thyhen me çekiç statuja e Papës dhe Nënë
STATUJA

Policia arriti të arrestojë në vendngjarje autorin. At Michael Lynch, pastor në këtë kishë, ka deklaruar se është në pritje të një vlerësimi nga siguruesit për koston totale të riparimeve. Ai parashikoi se riparimet do të ishin "të kushtueshme", por shtoi se një vullnetar kishte kontaktuar dioqezën duke ofruar ndihmë për rindërtimin e statujave./ZËRI

Poll

MOS HUMB