Bota

FOTOT: Stuhia shkatërroi festën e dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez

Bezos dhe Sanchez do të martohen në Venecia të Italisë, të premten (27 qershor), pas një fejese 2-vjeçare.

k.m.
FOTOT: Stuhia shkatërroi festën e dasmës së Jeff Bezos dhe
Pamje nga festimet

ITALI-  Të ftuarit kryesorë të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, përfshirë Kim Kardashian dhe Kylie Jenner, u detyruan të iknin me vrap për të gjetur strehë  pasi një stuhi e madhe prishi festën para dasmës së çiftit. Eventi luksoz, i mbajtur në manastirin Madonna dell Orto, shënoi fillimin e dasmës luksoze tre-ditore të çiftit miliarder në Venecia të Italisë, e cila do të përfundojë të shtunën. Megjithatë, mbrëmja plot yje e së enjtes në mbrëmje u ndërpre nga një shi i rrëmbyeshëm. Të ftuarit vrapuan për t'u fshehur nën muret e harkuara ndërsa vetëtimat shkreptinin në qiell, edhe pse temperaturat ishin 36 gradë Celsius.

Era e fortë shkuli edhe mbulesat e tavolinave, por kamarierët nuk e kishin mendjen tek to por nxituan që të ndihmonin me çadra mysafirët "VIP".

Një komentues tha: Kjo tregon se mund të kesh të gjitha paratë e botës, por ti nuk mund ta kontrollosh motin - megjithëse një proverb italian thotë se një nuse e lagur është një nuse e lumtur dhe me fat.

PAMJET NGA VENECIA: 

FOTOT: Stuhia shkatërroi festën e dasmës së Jeff Bezos dhe

FOTOT: Stuhia shkatërroi festën e dasmës së Jeff Bezos dhe

FOTOT: Stuhia shkatërroi festën e dasmës së Jeff Bezos dhe

Bezos dhe Sanchez do të martohen në Venecia të Italisë, të premten (27 qershor), pas një fejese 2-vjeçare. Miliarderi i Amazon dhe nusja e tij thuhet se kanë ftuar 200 të ftuar në dasmën e tyre tre-ditore. Përveç Kim Kardashian, Ellie Goulding, Khloe Kardashian dhe Ivanka Trump, lista e të ftuarve përfshin edhe Leonardo DiCaprio, Mick Jagger, Oprah Winfrey, Orlando Bloom dhe Tom Brady. Më herët këtë javë, një kopje e ftesës së çiftit u publikua me një kërkesë shumë specifike nga çifti.

Ata u kërkuan të ftuarve të mos u blinin dhurata dhe u thanë se do të bënin donacione për disa organizata bamirësie që punojnë për të parandaluar fundosjen e Venecias. Por edhe pse festa do të bëhet të shtunën, Bezos dhe Sanchez janë tashmë të martuar ligjërisht.

"Ata kanë qenë të martuar për të paktën një muaj, më shumë se një muaj. Martesa është plotësisht e ligjshme dhe është kryer në Amerikë sipas ligjit amerikan", zbuloi burimi.

Edhe pse ka pasur protesta, ka edhe të tjerë që kanë qenë pro dasmës.

Kryebashkiaku i Venedikut, Luigi Brugnaro, dhe guvernatori rajonal Luca Zaia kanë dalë në mbështetje të dasmës, e cila është përshkruar si "dasma e shekullit", duke vënë në dukje se festimet pritet të gjenerojnë 23 deri në 34 milionë dollarë për bizneset lokale. Bezos është zotuar gjithashtu të bëjë donacione të konsiderueshme bamirësie, duke përfshirë 1.16 milion dollarë që do të dhurojë për Corillan - një konsorcium akademik i dedikuar për studimin e ekosistemit të lagunës së Venedikut./ZËRI

Poll

MOS HUMB