Bota

Joshte gratë dhe vajzat duke i kontaktuar në Twitter, e më pas i vriste! Japonia ekzekuton vrasësin serial

Ai u dënua me vdekje në vitin 2020 pasi u deklarua fajtor për vrasjen e nëntë personave - tetë gra dhe një burrë, të moshave midis 15 dhe 26 vjeç.

k.m.
Joshte gratë dhe vajzat duke i kontaktuar në Twitter, e më pas i
Takahiro Shiraishi

TOKIO- Japonia ka ekzekutuar një burrë të quajtur "vrasësi i Twitterit", i cili u dënua për vrasjen dhe copëtimin e 9 personave, kryesisht gra. Takahiro Shiraishi, 34 vjeç, u var të premten në Qendrën e Paraburgimit të Tokios. Ai u dënua me vdekje në vitin 2020 pasi u deklarua fajtor për vrasjen e nëntë personave - tetë gra dhe një burrë, të moshave midis 15 dhe 26 vjeç.

Shiraishi u arrestua në tetor 2017 pasi policia bastisi shtëpinë e tij në qytetin Zama në prefekturën Kanagawa, në periferi të Tokios, për të hetuar zhdukjen e një gruaje 23-vjeçare e cila kishte shprehur mendime vetëvrasëse në mediat sociale, përfshirë Twitter-in, i njohur tani si X. Në tre kuti frigoriferike dhe pesë kontejnerë që u gjetën në dhomën e Shiraishit, brenda u gjetën koka dhe kocka njerëzore me mish të gërryer.

Viktimat e tij, Shiraishi i ftoi në apartamentin e tij në Zama, duke premtuar se do t'i ndihmonte të vdisnin. Ai u shpall fajtor në dhjetor 2020 për vrasjen, përdhunimin dhe copëtimin e nëntë viktimave, si dhe ruajtjen e trupave të tyre në apartamentin e tij.

Pas lajmit për ekzekutimin, babai i njërës prej viktimave të Shiraishit i tha mediave japoneze se do të preferonte ta kishte parë atë “duke reflektuar mbi krimet" që krimet që kishte kryer, sesa thjesht të dënohej me vdekje.

Ekzekutimi i Shiraishi është i pari që vendi ka parë që nga korriku i vitit 2022. Në Japoni, dënimi me vdekje jepet me varje, me datat e ekzekutimit që nuk bëhen publike deri pas ekzekutimit të dënimit. Ekzekutimet mbahen në fshehtësi me pak ose aspak paralajmërim, dhe familjet dhe avokatët zakonisht njoftohen vetëm pasi të ketë ndodhur ekzekutimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB