
GREQI- Tre emigrantë të paligjshëm humbën jetën mëngjesin e sotëm pas mbytjes së një anijeje me emigrantë. Protothema shkruan se ngjarja ka ndodhur pranë Agios Georgios Loutropolis Thermi ku një anije me emigrantë është mbytur në det.
Sipas informacioneve të para nga roja bregdetare, një person është dërguar në spital, tetë të tjerë janë gjetur në tokë në një zonë shkëmbore dhe nëntë të tjerë në një zonë malore.


Anija ishte nisur nga brigjet e Turqisë dhe në bord ndodheshin 36 persona ndër të cilët 15 janë zhdukur dhe ende nuk dihet fati i tyre. Varka arriti në zonën detare pranë bregut të Agios Georgios të Thermit 10 kilometra në veri të qytetit të Mytilinit rreth orës 3 pas mesnate por erërat e forta e përplasën atë në shkëmbinj.
Kërkimet vijojnë nga toka për gjetjen e emigrantëve të zhdukur./ZËRI