Bota

FOTO/ Mbyllet votimi, dalin rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Turqi, ja kush kryeson

Ndërsa numërimi i votave ka nisur në të gjitha provincat, rezultatet e para kanë ardhur nga Stambolli, provinca më e pritur.

a.l
FOTO/ Mbyllet votimi, dalin rezultatet paraprake të zgjedhjeve në
qendrat e votimit

TURQI- Ka përfunduar votimi për Zgjedhjet e Përgjithshme për Pushtetin Vendor në të gjithë Turqinë. Ndërsa numërimi i votave ka nisur në të gjitha provincat, rezultatet e para kanë ardhur nga Stambolli, provinca më e pritur.

Sipas mediave turke, në Stamboll janë hapur 2.35 për qind të kutive të votimit, ku kandidati i CHP Ekrem İmamoğlu ka 49.42 për qind dhe kandidati i Aleancës Popullore Murat Kurum, kandidat i Erdoganit, ka 42.69 vota.

Ndërkohë edhe në Ankara dhe Izmir, deri më tani (ora 18:24 me orën lokale), CHP është më para se AK. Ndërkohë në rang vendi, AK ka deri tani 39.16% të votave, ndërsa CHP ka 30.57%. 

FOTO/ Mbyllet votimi, dalin rezultatet paraprake të zgjedhjeve në
Rezultatet paraprake

Kandidatët nga gjithsej 34 parti politike konkurruan në zgjedhje, me mbi 206,000 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.

Votuesit që jetojnë në qytetet më të mëdha të Turqisë hodhën votat e tyre për kryetarin e bashkisë metropolitane, kryetarin e bashkisë, anëtarët e këshillit të qytetit, si dhe për mukhtarët dhe këshillat e pleqve. Këto qytete përfshijnë kryeqytetin Ankaranë, Stambollin dhe Izmirin - tre qytetet më të mëdha të vendit për nga popullsia - si dhe Adana, Antalia, Aydin, Balikesir, Bursa, Denizli, Diyarbakir, Erzurum, Eskisehir, Gaziantep, Hatay, Kahramanmaras, Kayseri, Kocaeli, Konia, Malatya, Manisa, Mardin, Mersin, Mugla, Ordu, Sakarya, Samsun, Sanliurfa, Tekirdag, Trabzon dhe Van./ZËRI

Poll

MOS HUMB