Bota

FOTO-LAJM/ Një "panoramë" e Pashkëve Katolike nëpër botë

Festimet janë zhvilluar në mbarë botën për të shënuar festën më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, "Pashkët".

a.l
FOTO-LAJM/ Një "panoramë" e Pashkëve Katolike
Pashkët

VATIKAN- Pavarësisht shqetësimeve për shëndetin e tij,  Papa Françesku ka udhëhequr festimet e Pashkëve, duke dhënë një mesazh paqeje përpara një turme të madhe në Vatikan, shkruan BBC. Festimet janë zhvilluar në mbarë botën për të shënuar festën më të rëndësishme në kalendarin e krishterë, "Pashkët". 

Dhjetëra mijëra besimtarë janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit për të dëgjuar Papa Françeskun të udhëheqë meshën e së dielës së Pashkëve. Është tradicionale për shumë njerëz që të ndjekin shërbimet të shtunën në mbrëmje, si dhe të dielën. E diela e Pashkëve ndiqet nga 1.4 miliardë njerëz në mbarë globin.

FOTO-LAJM/ Një "panoramë" e Pashkëve Katolike
Papa Françesku
FOTO-LAJM/ Një "panoramë" e Pashkëve Katolike
Vatikan
FOTO-LAJM/ Një "panoramë" e Pashkëve Katolike
Papa 87-vjeçar lexoi një predikim të gjatë dhe kreu një sërë pagëzimesh
FOTO-LAJM/ Një "panoramë" e Pashkëve Katolike
Turmat mblidhen në shkallët për një procesion tradicional në Filipine
FOTO-LAJM/ Një "panoramë" e Pashkëve Katolike
Në kryeqytetin Manila, fëmijët u veshën si engjëj dhe u lutën.
FOTO-LAJM/ Një "panoramë" e Pashkëve Katolike
Diku tjetër, në lagjen Kiberia të Nairobit në Kenia, adhurues të rinj dhe të vjetër u bashkuan për të ndezur qirinj.
FOTO-LAJM/ Një "panoramë" e Pashkëve Katolike
Një grua merr pjesë në shërbimin e së dielës së Pashkëve në Kishën Katedrale të Trinisë së Shenjtë të Pakistanit, në Karaçi
FOTO-LAJM/ Një "panoramë" e Pashkëve Katolike
Në kishën e Shën Sebastianit në Katuëapitiya, Sri Lanka, një prift katolik dha kungimin e shenjtë për besimtarët e krishterë.

Shërbimet janë mbajtur gjithashtu në shumë kryeqytete, qytete dhe qyteza evropiane. Papa Françesku u bëri thirrje besimtarëve të gëzohen pavarësisht krizave politike apo shqetësimeve personale dhe globale. Konkretisht, ai përmendi pamëshirshmërinë e urrejtjes dhe mizorinë e luftës, të cilat thyejnë mallin për paqen botërore, por edhe egoizmin dhe indiferencën.

Rreth 6,000 njerëz morën pjesë në festën për të përkujtuar ringjalljen e Jezu Krishtit në Bazilikën e Shën Pjetrit. Sipas Françeskut, Pashka duhet t’i inkurajojë njerëzit dhe t’u japë atyre shpresë./ZËRI

Poll

MOS HUMB