Bota

EMRI-FOTO/ Ky është autori që vrau së paku 15 njerëz në Pragë

Autori i masakrës në Pragë është David Kozak. Ai mësohet se ka vrarë së paku 10 persona dhe ka plagosur 30 të tjerë.

D.XH
EMRI-FOTO/ Ky është autori që vrau së paku 15 njerëz
David Kozak

PRAGË - Vrasësi me snajper nga Universiteti i Pragës quhet David Kozak. Fillimisht ai ka qëlluar mbi viktimat dhe ka plagosur 20 të tjerë e më pas besohet se ka vrarë veten. Sipas informacioneve të fundit të mediave ndërkombëtare, 15 njerëz kanë vdekur dhe 30 janë plagosur nga ngjarja e rëndë.

EMRI-FOTO/ Ky është autori që vrau së paku 15 njerëz
David Kozak me arme ne ballkon

Kozak hapi zjarr në katin e katërt të ndërtesës së Shkollës së Arteve të Universitetit Charles. Në përpjekje për t'iu shpëtuar plumbave, disa studentë dolën nga dritaret dhe u ulën në parvaz - njëra nga vajzat nuk mundi të mbahej dhe u rrëzua. Ajo ishte gjithashtu viktimë e sulmit. Sipas raportimeve të para, kur dhjetëra makina policie mbërritën në vendngjarje, Kozak qëlloi veten.

EMRI-FOTO/ Ky është autori që vrau së paku 15 njerëz
David Kozak me snajper

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Universitetin e Arteve në qendër të Pragës. Autori David Kozak ka qëlluar mbi turmën me një snajper, duke vrarë së paku 10 persona. Më pas, ai kreu vetëvrasje./ZËRI/

Poll

MOS HUMB