Bota

Fituan rreth 1 mln euro duke falsifikuar testet e gjuhës, dy vëllezërit nga Kosova në gjyq

Vëllezërit thuhet se fituan rreth 880,000 euro nga kjo skemë

f.t
Fituan rreth 1 mln euro duke falsifikuar testet e gjuhës, dy
foto ilustruese

GJERMANI- Për të fituar leje qëndrimin e Gjermanisë, individët duhet t’i nënshtrohen provimeve të integrimit dhe gjuhës. Mirëpo ka dy pengesa dhe kjo mund të shtyjë disa të mashtrojnë. Gjykata Rajonale e Stuttgartit do të trajtojë mbi 200 raste të tilla.

Sipas prokurorëve, dy vëllezër nga Kosova falsifikuan pothuajse të gjitha letrat që klientët e tyre u paraqitën autoriteteve. Këto falsifikime përfshinin leje për makinerinë “pirune”, lejet e qëndrimit dhe gjoja kalimin e provimeve gjuhësore. Dokumentet e fotokopjuara jepeshin ose në një lokal në qytetin gjerman Backnang, përmes një shkolle gjuhësore në Ellwangen, ose përmes postës. Blerësit më pas i dorëzonin këto letra të falsifikuara, duke shpresuar të fitojnë leje qëndrimi ose natyralizim, raporton “aussiedlerbote”.

Vëllezërit e moshës 37 dhe 31 vjeç nuk po përballen vetëm me akuza të falsifikimit të dokumenteve, por edhe kontrabandën e të huajve. Secili klient pagoi deri në 2.300 euro për secilin dokument të falsifikuar. Vëllezërit thuhet se fituan rreth 880,000 euro nga kjo skemë, shkruan Klankosova.tv.

Poll

MOS HUMB