
LILONGWE- Avioni me të cilin po udhëtonte zëvendëspresidenti i Malawi-t, Saulos Chilima dhe 9 persona të tjerë është zhdukur. Shqetësimet nisën pasi një mjeti fluturues nuk bëri uljen e planifikuar. Avioni i Forcave të Mbrojtjes së Malawi-t "doli nga radari" pasi u largua nga kryeqyteti, Lilongwe.
Sipas BBC, pas alarmit të zhdukjes, presidenti anuloi fluturimin e tij të planifikuar për në Bahamas dhe urdhëroi nisjen e një operacioni kërkimi dhe shpëtimi.
“Publiku do të informohet për çdo zhvillim mbi situatën pasi të vërtetohen faktet,”- tha zyra e presidentit.
Chilima ishte rrugës për të përfaqësuar qeverinë në varrimin e ish-ministrit të kabinetit Ralph Kasambara, i cili ndërroi jetë tre ditë më parë. Para karrierës së tij politike, ai mbajti role kryesore drejtuese në kompani si Unilever dhe Coca Cola. Chilima, 51 vjeç, ka qenë nënkryetar i vendit të Afrikës jugore që nga viti 2014. Ai është i martuar me dy fëmijë./ZËRI