
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë një shpërblim për pensionistët dhe fëmijët me rastin e festave të fundvitit. Vetë kryeministri Albin Kurti njoftoi lajmin në në mbledhjen e Qeverisë.
Sipas Kurtit shpërblimi shtesë dhe kjo skemë synon “ të ketë dallim në mbështetje” dhe që “ata që kamë më pak të ardhura, të përfitojnë më shumë”.
“Besoj ju kujtohet premtimi që çdo vit secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjtihë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro. Për të gjithë pensionmarrësit këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurove, përveç pensionit të rregullt mujor që marrin”-tha Kurti.
Ministria e Financave do të njoftojë për detajet rreth ekzekutimit të shtesave.