Bota

FBI deklaron se Irani u përpoq të hakonte fushatat presidenciale të Trump dhe Biden-Harris

Ndër objektivat e hakerëve ishte këshilltarja Susie Wiles , një nga zyrtarët më të lartë në fushatën presidenciale të ish-presidentit Donald Trump në vitin 2024.

M.M
FBI deklaron se Irani u përpoq të hakonte fushatat presidenciale
Donald Trump, Joe Biden dhe Kamala Harris

SHBA- FBI dhe agjencitë e inteligjencës amerikane kanë konfirmuar se Irani është përgjegjës për sulmet e fundit në fushatat presidenciale Trump dhe Biden-Harris, thanë agjencitë në një deklaratë të përbashkët.

Punonjësit e fushatës morën disa emaile që ishin krijuar për t'u dukur legjitime, por që në realitet ato i jepnin akses në komunikimet e marrësve, ka raportuar The Washington Post.

Ndër objektivat e hakerëve ishte këshilltarja Susie Wiles , një nga zyrtarët më të lartë në fushatën presidenciale të ish-presidentit Donald Trump në vitin 2024. Zyrtarët e FBI-së kishin thënë më parë se dyshonin se Irani ishte i lidhur me sulmet.

“Komuniteti i inteligjencës ka besim se iranianët, nëpërmjet inxhinierisë sociale dhe përpjekjeve të tjera, kanë kërkuar akses tek zyrtarët e përfshirë në fushatat presidenciale të të dyja partive politike”, tha FBI në deklaratën, e cila u lëshua me Zyrën e Drejtor i Inteligjencës Kombëtare dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës.

FBI filloi hetimin e saj për hakerimin e dyshuar iranian të drejtuar në fushatat presidenciale të SHBA-së në qershor, përpara se presidenti Joe Biden të tërhiqej nga gara dhe të miratonte Kamala Harris si të nominuar. Agjentët punuan me Google dhe Microsoft, dy ofruesit kryesorë të shërbimeve të postës elektronike, për të diskutuar atë që dukej të ishte një përpjekje që synonte njerëzit e lidhur me fushatat presidenciale./ ZËRI

Poll

MOS HUMB