
MAQEDONI E VERIUT- Një vrasje ka ndodhur në parkingun e Mavrovkës në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Një person ka dalë nga një makinë ngjyrë gri me targa të huaja, ka qëlluar me pistoletë në gjoks një person, ndërsa nga automjeti i hapur ka marrë një kuti që i përkiste të ndjerit.
Policia ka rrethuar vendin ku ndodhi vrasja, ndërsa janë vënë në ndjekje të autorit.
Ky i fundit u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, me një mjet që është identifikuar nga ana e policisë.

Viktima dyshohet të jetë me origjinë nga Shkupi, ndërsa autori, i cili është shpallur në kërkim, nga Belgjika./ZËRI