Bota

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? KFOR del me deklaratë për mediat

Në komunikatën e KFOR thuhet se ai “nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë”.

f.t
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? KFOR del me
foto ilustruese

KOSOVË-Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO, me një komunikatë dërguar, mediave dëshiron të sqarojë se thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale të cilat pretendojnë se KFOR-i po ndalon disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës, janë të pabaza.

Në komunikatën e KFOR thuhet se ai “nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë”.

“Ne vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet në Kosovë në baza ditore”,-shkruan KFOR.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB