Bota

Hungaria i 'hap derën' Suedisës për në NATO

Hungaria ishte shteti i fundit nga 31 anëtarët që ratifikon pranimin e Suedisë në Aleancë

f.t
Hungaria i 'hap derën' Suedisës për në NATO
foto ilustruese

HUNGARI- Parlamenti hungarez ka ratifikuar kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke hequr kështu edhe pengesën e fundit të madhe për anëtarësim. Parlamenti hungarez votoi me 188 vota pro vendimit për Suedisë në Nato.

Sekretari i Përgjithshëm  i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti votimin duke shtuar: “Anëtarësimi i Suedisë do të na bëjë të gjithëve më të fortë dhe më të sigurtë”.

Hungaria ishte shteti i fundit nga 31 anëtarët që ratifikon pranimin e Suedisë në Aleancë, e cila është e dyta në pak kohë, pas anëtarësimit të Finlandës. Suedia dhe Finlanda në NATO do të thotë më shumë kilometra kufi me Rusinë i mbrojtur nga Aleanca./ZËRI

Poll

MOS HUMB