
TEHERAN- Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi është zhdukur, prej disa orësh tashmë nuk dihet nëse është gjallë apo ka humbur jetën në një aksident me helikopter. Kjo ngjarje shënon një moment delikat për Iranin. Presidenti Raisi është personi i dytë më i rëndësishëm në Iran, pas liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei. Madje ka nga ata që besojnë se pas vdekjes së Khamenei, do të ishte Raisi pasardhësi i tij, por mesa duket kjo gjë nuk do të ndodhë.
Vdekja e tij, nëse konfirmohet, për Iranin do të ketë pasoja të mëdha. Në të ardhmen e afërt, do të jetë nënpresidenti Mohammad Mohbar ai që do të marrë kontrollin e postit të presidentit dhe zgjedhjet do të mbahen brenda 50 ditëve. Por pas vitesh protesta kundër qeverisë dhe pas vdekjes së Makhsa Amini në 2022, ky mund të jetë një moment që lëvizja të sjellë ndryshimin e pushtetit.
Ka gjithashtu shumë grupe disidente në Iran, duke përfshirë një degë të Shtetit Islamik, të cilët do të kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë.
Raisi u bë president në vitin 2021 me pjesëmarrjë në votime të vetëm 41% të atyre që kishin të drejtë për të votuar, duke shënuar shifrën më të ulët që nga revolucioni i vitit 1979. Megjithatë, pasuesi i tij ka të ngjarë të jetë kandidati i zgjedhur i liderit suprem dhe sigurisht një tjetër ekstremist ultra-konservator.
Mirëpo në planin afatgjatë, vdekja e Raisit do të kishte pasoja për liderin suprem./ZËRI