Bota

"Fake-ozempic"/ Si po i përhapin grupet kriminale barnat e rrezikshme për humbje peshe

Tre persona në Reddit thanë se produkti i Drew dukej si insulinë.

k.m.

"Fake-ozempic"/ Si po i përhapin grupet kriminale barnat e

SHBA- Në dhjetor, Drew, një burrë 36-vjeçar nga San Antonio, Teksas, udhëtoi më shumë se 250 milje (400 km) në Meksikë për të blerë Ozempic të lirë për ta ndihmuar që të humbiste peshë. Duke shkuar në shtëpi, ai kontrolloi ilaçet që kishte blerë. Ambalazhi dukej i çuditshëm ndaj edhe u shpërndau fotot në rrjetet sociale.

Vendimi: Ishin fallco.

Tre persona në Reddit thanë se produkti i Drew dukej si insulinë.

"Nëse po, do të ishte e rrezikshme të përdoret,"-tha njëri prej komentuesve. Një rritje e insulinës mund të shkaktojë një rënie të mprehtë të sheqerit në gjak që mund të çojë në marramendje, konvulsione madje edhe vdekje. Incidenti hedh dritë mbi një problem më të gjerë në "riprodhimin" e drogave shumë të kërkuara. Organizatat kriminale qarkullojnë falsifikime potencialisht vdekjeprurëse të këtij ilaçi.

Kompanitë farmaceutike, duke përfshirë prodhuesin e Ozempic Novo Nordisk (NOVOb.CO) ka gjetur një zgjidhje. U kërkon blerëve që të kërkojnë në faqen e tyre kombinime shkronjash dhe numrash të shtypura në paketim, të cilat më pas përdoren për të gjurmuar produktin.

Stilolapsat e rreme që bleu Drew mbanin numrin MP5B060 të grupit ose lotit për t'i bërë ato të duken autentike. Për në Novo, ajo përfaqësonte një dërgesë të barnave të diabetit me destinacion Egjiptin. Fakti që Drew i bleu ato në Meksikë tregoi se diçka nuk ishte në rregull – megjithëse si konsumator, ai nuk e kuptoi se çfarë.

"Fake-ozempic"/ Si po i përhapin grupet kriminale barnat e

Në kohën kur Drew bëri blerjen e tij, falsifikimet me numrin e serisë MP5B060 ishin shfaqur në të paktën 10 vende nga Azerbajxhani në Maqedoninë e Veriut. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) lëshoi ​​një paralajmërim në korrik 2023 për produktet me numër të serisë MP5B060 dhe Interpol gjithashtu paralajmëroi vitin e kaluar se dozat e insulinës po rietiketoheshin dhe ripaketoheshin për t'u dukur si Ozempic.

Disa vende i ndaluan produktet me këtë numër. Të tjerët jo. Rregullatori i ilaçeve në Meksikë nuk iu përgjigj një kërkese për koment për këtë histori. Në të paktën katër vende, falsifikimet kanë rezultuar në shtrime në spital. Në Irak, një burrë përfundoi në koma pasi sheqeri i tij në gjak ra në gjysmën e nivelit normal.

"Kriminelët mund të kapin numrat e grupeve përmes lidhjeve në fabrikën e prodhimit të një prodhuesi ilaçesh, ose thjesht duke blerë ilaçin dhe duke përdorur teknologjinë e skanimit për të kopjuar paketimin dhe detaje të tjera,"-kështu tha për Reuters Sam Louis, një ish-avokat i Departamentit të Drejtësisë të SHBA i fokusuar në kujdesin shëndetësor.

Me të paktën 890 milionë njerëz që vuajnë nga obeziteti në mbarë botën, sipas OBSH-së, kërkesa për Ozempic është e madhe. Përbërësi aktiv në Ozempic, i quajtur semaglutide, çon në një humbje peshe mesatare prej 15%. Është pjesë e një klase barnash që reduktojnë dëshirat për ushqim dhe bëjnë që stomaku të zbrazet më ngadalë.

TË NDALOJMË APO MOS TË NDALOJMË

Azerbajxhani fillimisht njoftoi se kishte gjetur falsifikime duke përdorur numrin e serisë MP5B060 në dhjetor 2022. Paralajmërimi i OBSH-së erdhi pasi tre persona të tjerë përfunduan në spital me sheqer të ulët në gjak, ose hipoglicemi, pasi përdorën "stilolapsa-t' (quhen të tillë për shkak të formës) të rremë Ozempic./ZËRI

Poll

MOS HUMB