Bota

Krimet në familje trondisin Italinë, një tjetër grua vritet nga burri. Në banesë dhe vajza 5-vjeçare

Në banesë ndodheshin edhe vajza e saj 5-vjeçare dhe dy shokët e dhomës me qira. Pas vrasjes, burri u arratis por u kap dhe u ndalua nga policia

E.K
Krimet në familje trondisin Italinë, një tjetër grua vritet
Itali

ITALI- Dy gra janë vrarë nga burrat gjatë 24 orëve në Itali. Pas vrasjes së një 50-vjeçareje në Leçe, një tjetër krim ka ndodhur në Romë. Yu Yang, vrau gruan e tij, Li Xuemei, me një thikë në bark gjatë një debati në shtëpi në Romë.

Viktima, një shtetase kineze, 37 vjeç, është gjetur e pajetë në banesë. Në shtëpi ishte edhe vajza e saj 5-vjeçare, e cila flinte. Burri, një bashkatdhetar 36-vjeçar, i cili ishte larguar nga shtëpia, u gjet dhe u arrestua pak më pas nga policia në via dei Consoli.

Alarmi u ngrit rreth orës 23:30 të së shtunës më 16 mars në via Livilla, Quadraro, nga një fqinj që dëgjoi çiftin duke u grindur dhe gruan duke bërtitur. 37-vjeçarja u gjet i pajetë në shtrat. Ndihma ishte e kotë për të. Policia gjeti në shtëpi thikën me të cilën u vra gruaja.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në banesë në momentin e krimit kanë qenë edhe dy nga shokët e dhomës së çiftit. Ata ishin dy studentë kinezë, të cilët paguanin qiranë dhe ndodheshin në dhomat e tyre në atë kohë. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB