Bota

VIDEO/ Më i fuqishmi deri tani, shpërthen sërish vullkani në Islandë

Njerëzit janë zhvendosur nga Laguna Blu, një nga atraksionet turistike më të njohura të Islandës, ndërsa hapësira ajrore e vendit mbetet e hapur.

a.l
VIDEO/ Më i fuqishmi deri tani, shpërthen sërish vullkani në
shpërthim vullkani në Islandë

ISLANDË- Në jug të Islandës ka shpërthyer një vullkan i ri. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Ky vullkan, i cili shpërtheu në Gadishullin Raykjanes, është i katërti që nga dhjetori. Siç raportohet, ky është shpërthimi më i fuqishëm deri tani, shkruan CNN. 

Njerëzit janë zhvendosur nga Laguna Blu, një nga atraksionet turistike më të njohura të Islandës, ndërsa hapësira ajrore e vendit mbetet e hapur.

Sipas shërbimit të mbrojtjes civile të vendit, vullkani shpërtheu pas orës 20:00 të shtunën midis Hagafellit dhe Stora-Scogfellit në veri të Grindavikut. Mediat ndërkombëtare raportojnë se aeroporti Ndërkombëtar Keflavik dhe aeroportet tjera rajonale nuk janë prekur nga shpërthimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB