Bota

Erdogan kërkon të rimarrë komunën e Stambollit, prezanton 'asin' nën mëngë

Zgjedhjet komunale janë një kumar politik për Erdoganin, pasi Stambolli, me 18 milion banorët e tij, konsiderohet "çelësi" i pushtetit për të gjithë vendin.

k.m.
Erdogan kërkon të rimarrë komunën e Stambollit, prezanton
Murat Kurum dhe Recep Tajip Erdogan

ANKARA- Partitë politike në Turqi po bëhen gati për garë para zgjedhjeve komunale që do të mbahen më 31 mars. AKP e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka shpallur sot kandidaturën e ish-ministrit të Mjedisit, Murat Kurum për komunën më të madhe të vendit.

Zgjedhjet komunale janë një kumar politik për Erdoganin, pasi Stambolli, me 18 milion banorët e tij, konsiderohet "çelësi" i pushtetit për të gjithë vendin. Madje dhe ai vetë rrugëtimin e tij politik e nisi si kryetari i Stambollit. Në vitin 2019, Ekrem Imamoglu arriti që opozita kemaliste të "pushtonte" bashkinë më të madhe të vendit, për herë të parë pas 31 vitesh.

Zgjedhjet në sfondin e tërmetit të madh

Për të kthyer nën pushtetin e tij bashkinë më të madhe të vendit, Erdogan zgjodhi deputetin dhe inxhinierin 48-vjeçar të Stambollit Murat Kurum, i cili ishte ministër nga korriku 2018 deri në qershor 2023 në qeverinë e mëparshme Erdogan. Si ish-ministër i Urbanistikës, atij i njihet programi i rindërtimit të shpejtë të zonave të prekura nga tërmetet e 6 shkurtit në Turqinë lindore. Përvoja e tij në rindërtimin e zonave urbane parashikohet të përdoret në avantazhin e tij.

Erdogan kërkon të rimarrë komunën e Stambollit, prezanton
Murat Kurum

Ai përfundoi studimet e tij qarkore në Ankara dhe më pas u diplomua në Departamentin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Selcuk.

Nga viti 1999 deri në vitin 2005 ka punuar si inxhinier në sektorin e ndërtimit, ndërsa nga viti 2006 deri në vitin 2018 ka shërbyer në pozicione të ndryshme në Drejtorinë Shtetërore të Strehimit Social (OSSH). Murat Kurum është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Kryetari aktual Ekrem Imamoglu do të jetë kandidat i Partisë Popullore Republikane (CHRP) në Stamboll. Imamoglu dha dorëheqjen nëntorin e kaluar nga drejtimi i CHR, për të mbrojtur komunën e Stambollit, humbja e së cilës mund të lërë një plagë të thellë edhe pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale. Nga ky këndvështrim, sondazhet e 31 marsit vendosin për Imamoglun edhe të ardhmen e tij politike./ZËRI

Poll

MOS HUMB