Bota

“El Chapo” tradhëtohet nga djali i tij, SHBA merr në mbrojtje Ovidio Guzman-Lopez

El Chapo u dënua me burgim të përjetshëm, të cilin po e vuan në burgun e sigurisë maksimale ADX në Kolorado.

I.F
“El Chapo” tradhëtohet nga djali i tij, SHBA merr në
Ovidio Guzman Lopez

KOLORADO- Ovidio Guzman Lopez, djali i Joaquin “El Chapo”, Guzman, është tashmë një dëshmitar që mbrohet nën kujdesin e Marshallëve të SHBA-së. Sipas DEA-s ai nuk do të paraqitet në publik, pasi çështja e tij po trajtohet si e klasifikuar. Guzman Lopez, i njohur si “El Raton”, nuk ndodhet më në paraburgimin e Byrosë Federale të Burgjve (BFB), pasi është lirur, më 23 korrik të 2024, por nuk ka asnjë informacion rreth vendodhjes së tij.

Por, një burim, i paidentifikuar, nga Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se ish-bashkëdrejtuesi i “Los Chapitos” mbetet në paraburgim në SHBA dhe se data e tij e ardhshme e gjyqit është caktuar për më 1 tetor në gjykatën e distriktit verior të Illinois. Vëllai i tij Joaquin Guzman Lopez është planifikuar për të dalë në të njëjtën ditë para gjykatës në Çikago. Të dy vëllezërit kanë zgjedhur të njëjtin avokat. Ovidio Guzman, u arrestua në Meksikë më 5 janar 2023. Ai u mbajt në paraburgim në Çikago, Illinois dhe më 18 mars 2024, gjykatësi Sharon Johnson Coleman, njohu atë me akuzat e ngritura ndaj tij.

Avokati i Ovidios, Jeffrey Lichtman, është i njëjtë me atë të babait të tij, “El Chapo”. El Chapo u dënua me burgim të përjetshëm, të cilin po e vuan në burgun e sigurisë maksimale ADX në Kolorado.

Ky informacion mbi statusin e Ovidios në SHBA vjen një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme e Meksikës deklaroi se po heton nëse Ismail Zambada, "El Mayo”, është rrëmbyer, si dhe informacione për dorëzimin e Joaquin Guzman-Lopez si dhe akuzat për vrasjen dhe fshehjen e vdekjes së Hector Cuen Ojeda, ish-kryebashkiak i Culiacan dhe themelues i Partisë Sinaloa PAS.

Djali i El Chapo ekspozon kartelin e babait, bëhet dëshmitar i penduar

“Në hetimin e çështjes “El Mayo”, Prokuroria e Përgjithshme ka marrë prova të një sekuence kronologjike, e cila fillon me lirimin e Ovidio “G” nga një burg i sigurisë së lartë të sistemit të burgjeve amerikane, më 23 korrik 2024, (dy ditë para rrëmbimit të pretenduar të “El Mayo”); Statusi aktual i personit të përmendur dhe vendndodhja e tij brenda territorit të SHBA janë të panjohura për momentin.”

Ambasadori i SHBA-së në Meksikë deklaroi publikisht se El Mayo ishte rrëmbyer nga Guzman-Lopez dhe se ishte dërguar në SHBA kundër vullnetit të tij.

Më 10 gusht, avokati i “El Mayo”, Frank Pérez, publikoi në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare një deklaratë se klienti i tij u rrëmbye. Ai përshkruan, në hollësi, mënyrën në të cilën u krye me dhunë rrëmbimi i tij, që përfshihet në dosjen përkatëse të hetimit.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 16 gusht 2024, deklaroi se El Mayo, u dërgua në SHBA kundër dëshirës së tij. Deklarata këto që mund të ndikojnë në dënimin e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB