Bota

Ekspertët: Programet e fitnesit TikTok janë të papërshtatshme dhe të rrezikshme

Influencerat e fitnesit mund t'i inkurajojnë njerëzit të bëhen më aktivë fizikisht, gjë që është pozitive, por cilësia dhe saktësia e përmbajtjes së tyre është një shqetësim.

k.m.
Ekspertët: Programet e fitnesit TikTok janë të
Foto ilustruese

SHBA- Sot, shumë njerëz po i drejtohen mediave sociale për të bazuar programin e fitnesit; TikTok është një nga platformat më të njohura. Në këtë rrjet social, në kategorinë e fitnesit – e quajtur FitTok – ka mbi 64 miliardë shikime. Por a janë stërvitjet, ushtrimet e postuara vërtet të sigurta dhe efektive për të gjithë të tjerët? Studimet e fundit rekomandojnë se duhet të kemi kujdes. Gati dy të tretat e llogarive kryesore të "fitspiration" të Instagramit nuk përmbanin informacion të besueshëm. Kjo e dhënë bazohet në studimin e publikuar nga "BMC Public Health". Influencerat e fitnesit mund t'i inkurajojnë njerëzit të bëhen më aktivë fizikisht, gjë që është pozitive, por cilësia dhe saktësia e përmbajtjes së tyre është një shqetësim.

"Ka shumë stërvitje të paqëndrueshme dhe joreale në TikTok, madje edhe disa këshilla të rrezikshme,"- thotë Jess Brown, trajnere personal e certifikuar dhe themeluese e "The Glute Recruit" në  Nju Jork.

Për më tepër, shumë nga informacionet e fitnesit në TikTok nuk mbështeten nga shkenca ose nuk publikohen nga ushtrues profesionistë.

"Mos harroni stërvitjet specifike nuk marrin parasysh shëndetin tuaj, historinë familjare, fleksibilitetin, gamën e lëvizjes dhe faktorë të tjerë,"- thotë Monica Jones, një trajnere personale e certifikuar në Uashington. 

Kujdes nga disa video të TikTok

Fatkeqësisht, disa nga videot më të njohura të TikTok janë ndër më problematiket. Këto përfshijnë një mori sfidash që premtojnë se do të humbni një peshë të caktuar ose do të zhvilloni një fizik të caktuar brenda disa ditësh ose javësh.

“Nëse ka një stërvitje që garanton rezultate në një kohë të shkurtër, kjo është joreale. Dhe nëse ata synojnë një pjesë të caktuar të trupit, si barku i lirshëm, objektivi i vërtetë janë pasiguritë e njerëzve. Është thjesht një trajnim për të kërkuar para,”- argumenton Brown.

Një nga tendencat më të njohura të fitnesit në TikTok përfshin stërvitjen e barkut tuaj. Këto sfida "ab-shred" shpesh përshkruajnë një ndikues duke bërë një ushtrim ose një seri lëvizjesh që, nëse përsëriten çdo ditë për një ose dy javë, premtojnë se do t'ju "dhurojnë" muskujt barku.

Kjo nuk bëhet fjalë të ndodhë”, thotë Brown. Ndërsa Jones shton: Barku është një nga zonat më të vështira për të reduktuar yndyrën e trupit, sepse ne kemi shumë qeliza yndyrore në bark. Fatkeqësisht, gjithmonë do të ketë tendenca që përqendrohen rreth arritjes së rezultateve të shpejta. Por është e rëndësishme ta shikoni fitnesin dhe shëndetin tuaj si një udhëtim gjatë gjithë jetës, jo diçka që mund ta arrini në 10 deri në 90 ditë.

"Dry scooping" ishte trendi më i fundit i fitnesit në TikTok që tani duket se është ndaluar nga platforma. Nga influencerat propozohej që të gëlltitej një lugë pluhur suplementi proteinik para stërvitjes, pa e përzjerë me ujë, siç edhe duhet konsumuar. Kjo metodë pretendonte se do të prodhonte efekte më të shpejta dhe intensive, sepse trupi thith kafeinën dhe stimuluesit e tjerë në pluhur më shpejt.

Por ekspertët thonë se praktika është e rrezikshme – ndoshta edhe fatale – pasi mund të çojë në shqetësime të frymëmarrjes ose sëmundjeve kardiovaskulare.

"Kjo praktikë është pjesë e kulturës së kënaqësisë së menjëhershme që kemi," tha Jones. 

Si të kuptoni cila është stërvitja cilësore?

Si mund t'i ndani stërvitjet cilësore nga modat e rrezikshme? Së pari, kontrolloni kredencialet e atyre që bëjnë postimet. Ata duhet të jenë trajnerë profesionistë të certifikuar që kanë përvojë pune me njerëz të tjerë. Ju gjithashtu duhet të kërkoni një trajner që thekson përmirësimin e forcës dhe shëndetin kardiovaskular në vend të dikujt që fokusohet në llojin e trupit që ju doni të ndërtoni. Një trajner cilësor duhet gjithashtu të ketë një qasje të ekuilibruar ndaj fitnesit, duke inkurajuar mirëqenien mendore, kujdesin për veten dhe t'ju mësojë sesi të dëgjoni trupin tuaj. Nëse mundeni, anashkaloni mediat sociale dhe punoni drejtpërdrejt me një trajner personal, i cili do të krijojë stërvitje bazuar në trupin dhe qëllimet tuaja./ZËRI

Marrë dhe përkthyer nga CNN

Poll

MOS HUMB