Bota

‘E vrau një forcë e padukshme’, shokon nëna që vrau foshnjën në Greqi

Nëna 37-vjeçare iu ka thënë prindërve të saj se foshnjën e vrau një forcë e padukshme. Ajo dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor.

D.XH
‘E vrau një forcë e padukshme’, shokon nëna që
Shtepia ku ndodhi ngjarja e rende

GREQI - Janë rrëqethëse fjalët e burrit që tentoi të shpëtonte foshnjën në Veri nga duart e nënës së vogëlushit. Dëshmitari ka thënë se nëna e godiste foshnjën me inat. “Ia mora me forcë foshnjën nga duart”, shprehet dëshmitari. Fqinji përshkruan për mediat greke atë që ndodhi në shtëpinë ku jetonte nëna me fëmijët e saj në Makrohori Veria. “Dëgjova fëmijët duke bërtitur për ndihmë. Menjëherë shkova në shtëpinë ku dëgjoheshin të qarat. Pashë nënën duke e rrahur fëmijën e saj. Ngriva. Më pas u përpoqa ta shpëtoja, por ishte vonë”, tha fqinji për thesstoday.gr. Mediat helene kanë publikuar edhe pamje nga shtëpia, ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Si ndodhi tragjedia në Veri

Tragjedia e familjes ndodhi para syve të dy vajzave të saj të vogla, të moshës 6 dhe 7 vjeçe, të cilët informuan gjyshërit për incidentin tragjik. E ëma po mbahet në Komisariatin e Verisë në gjendje shoku dhe duket se as nuk e kupton se çfarë ka bërë. Sipas informacioneve, 37-vjeçarja dyshohet se u tha prindërve të saj, të cilët hapën derën dhe panë foshnjën e plagosur rëndë dhe mbesat e tyre duke bërtitur, se nuk ishte ajo që e vrau foshnjën, por një forcë e padukshme.

‘E vrau një forcë e padukshme’, shokon nëna që
Shtepia ku ndodhi ngjarja 1
‘E vrau një forcë e padukshme’, shokon nëna që
Brenda baneses ku vdiq foshnja

Kur gjyshërit mbërritën në shtëpi, e gjetën fëmijën me plagë të rënda dhe e transportuan pa ndjenja në Spitalin e Verisë.

Foshnja u plagos rëndë dhe nuk kishte puls. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, foshnja nuk ia doli të jetojë. Në vendngjarje ka shkuar një grup efektivësh të Sigurisë së Verias, të cilët kanë arrestuar nënën për vrasje. ELAS (Policia greke) po kryen hetimet për rrethanat e vdekjes së foshnjës. Rezultatet e autopsisë pritet të hedhin dritë mbi rastin./ZËRI/

Poll

MOS HUMB