
GREQI– Një ngjarje në kufijtë e horrorit ka ndodhur në Greqi. Një nënë ka vrarë foshnjën 6 muajshe. Para syve të dy vajzave të saj të mitura, 6 dhe 7 vjeçe, nëna 37-vjeçare vrau foshnjën e saj vetëm 6 muajshe në orën 13:50 në Makrochori të Imathia. Kur gjyshërit mbërritën në shtëpi, e gjetën fëmijën me plagë të rënda dhe e transportuan pa ndjenja në spitalin e Verisë.
Foshnja u plagos rëndë dhe nuk kishte puls. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, foshnja nuk ia doli të jetojë.
Për rastin do të bëhet autopsia
ELAS (Policia greke) po kryen hetimet për rrethanat e vdekjes së foshnjës 6 muajshe. Rezultatet e autopsisë pritet të hedhin dritë mbi rastin. Sipas informacioneve, policia po heton nëse vdekja e foshnjës ka ardhur nga mbytja apo nga rrahjet, pasi nuk ka shenja të dukshme dhune.
Deri më tani është përjashtuar skenari i përdorimit të një objekti të mprehtë, pasi foshnja nuk ka shenja, se mund të jetë goditur me sende të tilla. Gjithashtu nuk është përjashtuar edhe versioni që nëna e ka hedhur fëmijën nga ballkoni.
Në vendngjarje ka shkuar një grup efektivësh të Sigurisë së Verias, të cilët kanë arrestuar nënën për vrasje. Sipas informacioneve, gruaja përballej me probleme psikiatrike, ndërsa në të kaluarën i është dashur të shtrohej në spital./ZËRI/