Bota

E veja e vëllait të tij “djeg” Hunter Biden

Nëse shpallet fajtor, Hunter Biden përballet me 25 vite burg.

E.K
E veja e vëllait të tij “djeg” Hunter Biden
Hunter Biden

E veja e vëllait të Hunter Biden dëshmoi në gjykatë të enjten se gjeti drogë dhe një pistoletë në makinën e tij, duke forcuar aktakuzën kundër tij. Djali 54-vjeçar i presidentit amerikan Joe Biden akuzohet për armëmbajtje pa leje ndërsa ishte ende i varur nga droga. Ai është fëmija i parë i një presidenti në detyrë që ndiqet penalisht në Shtetet e Bashkuara.

Juristët këtë javë dëgjuan dëshmitë e dëshmitarëve, duke përfshirë ish-bashkëshorten e tij dhe një ish-partnere, për varësinë e tij nga droga në të kaluarën, të cilën ai e ka pranuar publikisht. Hallie Biden, e veja e Beau Biden (vëllai i Hunterit, i cili vdiq në vitin 2015 pas një beteje me kancerin), dëshmoi se ajo pastronte shpesh makinën e Hunter Biden në kërkim të drogës në një përpjekje për ta ndihmuar atë të shërohej.

Ajo u tha anëtarëve të jurisë se kishte gjetur prova se ai kishte pirë drogë, ndërsa kishte gjetur dhe armë. Ajo kishte frikë se ajo ose fëmijët e saj mund të plagoseshin nga arma.

“Doja ta shpëtoja”, dëshmoi Hallie Biden, duke shtuar se ajo e hodhi atë në një kosh plehrash jashtë një dyqani ushqimor.

Halle ka thënë gjithashtu se ajo kishte një lidhje me Hunter në fund të 2015 ose në fillim të 2016. Nga ana e tij, Hunter Biden këmbëngul se ai është i pafajshëm. Avokati mbrojtës Abby Lowell theksoi se klienti i tij nuk po përdorte drogë kur bleu armën në tetor 2018 dhe shtoi se ai nuk u përpoq të mashtronte autoritetet sepse nuk e konsideronte veten droguar në atë kohë. Nëse shpallet fajtor, Hunter Biden përballet me 25 vite burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB