
SHBA-'YouTube' ka zbatuar një ndryshim politikash që nga 18 qershori që do të kufizojë moshën e disa videove të lidhura me armë dhe do të bllokojë tërësisht të tjerat.
"Duke filluar nga 18 qershori 2024, disa video që tregojnë se si të hiqen pajisjet e sigurisë do të ndalohen. Video që tregon përdorimin e armëve të zjarrit të improvizuara, armëve automatike të zjarrit dhe aksesorëve të caktuar të armëve të zjarrit do të kufizohet për moshën”,-thuhet në një njoftim në faqen e politikave të YouTube për armët e zjarrit, raportojnë mediat e huaja.
Zëdhënësi Javier Hernandez tha se masa ishte "pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ruajtur politikat që pasqyrojnë gjendjen aktuale të përmbajtjes në YouTube". Ndryshimi vjen pas viteve të shqyrtimit nga grupet mbikëqyrëse dhe zyrtarët demokratë, të cilët akuzuan kompaninë për ekspozimin e fëmijëve ndaj videove të rrezikshme./ZËRI