Bota

E tmerrshme! Foshnja 10-muajshe mbahet peng nga Hamasi

Armëpushimi ka ngjallur shpresë, por emrat e Kfir, Ariel dhe Shira nuk janë ende në listën e pengjeve që pritet të lirohen.

f.t
E tmerrshme! Foshnja 10-muajshe mbahet peng nga Hamasi
Kfir Bibas

IZRAEL- Teksa armëpushimi vijon, detaje tmerruese dalin nga marrja e pengjeve nga Hamasi. Një prej tyre është rasti i foshnjës vetëm 10 muajshe, Kfir Bibas, i cili u rrëmbye nga militantët e Hamasit nga shtëpia e tij në Izrael më 7 tetor.  Më shumë se 50 ditë që nga rrëmbimi nga militantët e Hamasit nga shtëpia e tyre në jug të Izraelit, familja e Kfir thotë se nuk e dinë nëse fëmija i tyre është gjallë.

"Ne jemi të shqetësuar për të. Nuk jemi të sigurt nëse mund tja dalë,"-tha Eylon Keshet, një kushëri i familjes për CNN. 

Kfir, vëllai i tij katër-vjeçar Ariel, nëna Shiri, dhe babai i tyre Yarden u rrëmbyen nga Nir Oz, që u shkatërrua kur u sulmua nga militantët e Hamasit më 7 tetor. Pamjet e rrëmbit të familjes Bibas u bënë virale në rrjet dhe sipas imazheve të afërmit mendojnë se ata janë ndarë gjatë pengmarrjes.

Armëpushimi ka ngjallur shpresë, por emrat e Kfir, Ariel dhe Shira nuk janë ende në listën e pengjeve që pritet të lirohen. Rreth 1200 njerëz, shumica civilë, u vranë nga Hamasi në të gjithë Izraelin jugor atë ditë, sulmi më i madh terrorist ndaj Izraelit që nga themelimi i vendit në 1948.

Si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli ka liruar gra dhe fëmijë palestinezë nga burgjet, shumë prej të cilëve nuk janë akuzuar kurrë apo dënuar.

Poll

MOS HUMB