Bota

Tregime horror nga gjyqi 'XXL' i Ndraghetas/ E veja që u bë ushqim për derrat

Mbi 200 të pandehur u dënuan javën e kaluar me dënime me burg deri në 30 vjet.

k.m.

 

Tregime horror nga gjyqi 'XXL' i Ndraghetas/ E veja që u bë
Foto ilustruese

 

ITALI- Histori horror janë dëshmuar nga gjyqi i madh Ndragheta-s, i cili javën e kaluar kaloi më shumë se 200 të pandehur, të cilët u dënuan deri në 30 vjet. Gjithsej 338 persona ishin marrë të pandehur (131 prej të cilëve u liruan përfundimisht) ishin të akuzuar për 5 krime dhe vrasje, trupat e të cilëve nuk janë gjetur edhe sot. Megjithatë, gjatë gjyqit "XXL" u zbuluan për herë të parë detaje rrëqethëse të krimeve të mafies kalabreze, e cila karakterizohet si një nga më të fortat në botë.

E veja që përfundoi duke ushqyer me derrat

Historia e parë ka të bëjë me fundin tragjik të Maria Chindamo, e cila u zhduk në mënyrë misterioze në vitin 2016. Makina e gruas fatkeqe u gjet jashtë portës së fushës që i përkiste asaj në komunitetin Libadi në Kalabri. Autoritetet gjetën gjurmë gjaku dhe flokësh, por vetë Chidamo mungonte. Tokën ia kishte lënë i shoqi pas vetëvrasjes së tij një vit më parë, pasi 42-vjeçarja ëndërronte të ndërtonte një fermë të vogël.

Tregime horror nga gjyqi 'XXL' i Ndraghetas/ E veja që u bë
Maria Chindamo

Fakti që gruaja u zhduk saktësisht një vit pasi burri i saj kreu vetëvrasje, bëri që shumë njerëz të besonin se mund të përfshihej familja e tij, e cila e konsideroi atë përgjegjëse për aktin pasi i kishte kërkuar divorcin. Por rezultoi se koha e përzgjedhur ishte e mirëmenduar nga mafiozët për të konfuzuar hetuesit. Cili ishte motivi i vërtetë pas vrasjes së gruas? Refuzimi i saj për t'i shitur tokën e saj një fqinji që kishte lidhje me Ndraghetën.

Pas vrasjes së Chidamos, autorët e zhdukën kufomën e saj duke ushqyer derrat. Më pas, kriminelët i shtypën eshtrat e saj me ndihmën e një buldozeri.

Kushdo që refuzoi t'ua shiste tokën mafiozëve, përfundonte i vdekur, si Maria Chidamo. Një tjetër burrë u torturua për 3 ditë me një darë, e cila përdorej nga barinjtë për të prerë thundrat e bagëtive. Një tjetër viktimë e mafies kalabreze është shtypur për vdekje me traktor. 

Një biolog i ri i quajtur Matteo Vizzi u dogj i gjallë në makinën e tij, pasi i kishin vendosur një bombë në makinë. Por para se t'i vinin bombën i kishin thyer këmbët që të mos dilte dot nga mjeti.

GJOBAT

Nëse dikush dukej se nuk ishte i gatshëm të paguante shumën që mafiozët vendosnin në këmbim të mbrojtjes, përballeshin me akte horrori. Një biznesmen që refuzoi t'i paguante mafias 2000 euro në muaj gjeti në derën e kompanisë së tij një delfin të ngordhur. Delfinin e kishin gjetur në një plazh dhe kishin vendosur që ta përdornin për qëllimet e tyre. . Një tjetër biznesmen, pronar i një dyqani veshjesh, një ditë gjeti një qenush të ngordhur të varur në derën e dyqanit të tij. Taktika të tjera përfshinin prerjen e kokave të dhive dhe djegien e makinave.

Një tjetër "petito" (mafioz i penduar) tregoi se mafia gjithashtu ruante depo armësh nëpër varreza, blinte dhe shiste varre familjare me çmime të larta dhe përdorte ambulanca për trafikun e drogës./ZËRI

Poll

MOS HUMB