Bota

"E them pa shaka dhe ironi"/ A do kemi Luftën e Tretë Botërore? Putin: Është shqetësuese!

Kur Putin u pyet nëse mendonte se bota po shkonte drejt Luftës së Tretë Botërore, presidenti rus pati një ndryshim të çehres.

k.m.
"E them pa shaka dhe ironi"/ A do kemi Luftën e Tretë
Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia nuk po i kërkon Ukrainës kapitullimin, por "njohje të realitetit". Në mbledhjen e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF), kur Putin u pyet nëse mendonte se bota po shkonte drejt Luftës së Tretë Botërore, presidenti rus pati një ndryshim të çehres.

Sipas mediave të huaja, Putin u përgjigj seriozisht: Është shqetësuese. Flas pa ironi, pa shaka.

Putini iu referua së pari luftës në Ukrainë dhe më pas konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.

"Sigurisht, ka shumë potencial për konflikt. Po rritet dhe nën hundën tonë - dhe na prek drejtpërdrejt,"-shtoi ai.

Siç vlerësoi ai, situatat në zonën e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë janë thelbësisht të ndryshme. Sipas tij, Rusia dhe Kina nuk po formojnë një rend të ri botëror, "ato vetëm po e formalizojnë".

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Shën Petersburgut zhvillohet nga 18 deri më 21 qershor./ZËRI

Poll

MOS HUMB