
GREQI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 13-vjeçare, me origjinë nga Bullgaria ka mbetur shtatzënë nga vëllai i saj, 15 vjeç. E mitura ka shkuar për një kontroll në spital, ku dhe është njoftuar për shtatzaninë. Të gjendur përballë një situate të tillë, mjekët kanë lajmëruar menjëherë Policinë.
Raportohet se dy fëmijët kanë deklaruar në polici se akti seksual është bërë me pëlqimin e të dyve dhe kanë shtuar se janë të dashuruar. Por, sipas ligjit nuk bëhet fjalë për pëlqim, pasi vajza është e mitur dhe shkelet edhe ligji për inçestin. Nga policia e Rethymnon është ngritur një kallëzim kundërvajtjeje për akte seksuale mes të afërmve të shkallës së parë dhe tashmë çështja ka marrë rrugën e drejtësisë./ZËRI