Bota

E rëndë në Prizren, hidhet granatë në mes të tregut, 9 të plagosur

Mësohet se 9 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit, 3 të dyshuar për ngjarjen

E.K
E rëndë në Prizren, hidhet granatë në mes të
Pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Nëntë persona kanë pësuar lëndime këtë të mërkurë, për shkak të shpërthimit të një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren. Ngjarja ka qenë e qëllimshme, ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 persona të dyshuar.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sot me datë 22.11.2023, rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast plagosje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para është kuptuar se nëntë persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë me dije se të gjithë të lënduarit janë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Në vendngjarje kanë dalë hetimet rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat si dhe dëshmitë”, ka shtuar Gashi.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tregëtarëve. 

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB