
Bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman mësohet se do të kthehet si CEO vetëm disa ditë pasi u shkarkua nga bordi drejtues.
Kompania e Inteligjencës Artificiale ka bërë më dije se marrëveshja “në parim” përfshin instalimin e një bord të ri.
Kjo vjen pasi zoti Altman u shkarkua të premten duke shkaktuar reagime të shumta nga stafi i kompanisë, të cilët kërcënuan se do të jepnin dorëheqjen nëse ai nuk rivendosej në krye të kompanisë.
“Mezi pres të kthehem në OpenAI. Unë e dua OpenAI, dhe gjithçka që kam bërë gjatë ditëve të fundit ka qenë në shërbim të mbajtjes së këtij ekipi dhe misionit të tij së bashku. Mezi pres të kthehem në OpenAI dhe të ndërtoj partneritetin tonë të fortë me Microsoft”, tha zoti Altman në një postim në mediat sociale.
Javën e kaluar, bordi vendosi të largojë zotin Altman, gjë që çoi në dorëheqjen e bashkëthemeluesit Greg Brockman, duke e çuar kompaninë e AI në kaos.
Vendimi u mor nga tre anëtarët e bordit, Adam D’Angelo, Tasha McCauley dhe Helen Toner, dhe një bashkëthemelues i tretë dhe shkencëtari kryesor i firmës Ilya Sutskever.
Por, Sutskever kërkoi falje në X, i njohur më parë si Twitter, dhe nënshkroi letrën e stafit që i bënte thirrje bordit të ndryshonte qëndim mbi vendimin ndaj Altman.
Microsoft, investitori më i madh në OpenAI, më pas i ofroi Altman një punë që drejtonte “një ekip të ri kërkimor të avancuar të AI” në gjigantin e teknologjisë.
OpenAI detajoi kthimin e zotit Altman në kompaninë e teknologjisë duke shtuar se kishte rënë dakord në parim për të riformuar pjesërisht bordin e drejtorëve që e kishte shkarkuar atë.
Bordi fillestar do të përbëjë ish-bashkëdrejtor ekzekutiv të Salesforce, Bret Taylor, ish-sekretarin e thesarit të SHBA-së, Larry Summers, dhe Adam D’Angelo, tha OpenAI.