Bota

E rëndë në Kosovë! Vajza e mitur përdhunohet dhe mbetet shtatzënë

E mitura, vetëm 15 vjeç, është shtruar në spital, ndërsa i dyshuari kryesor lidhur me ngjarjen është vendosur në prangat e Policisë së Kosovës.

k.m.
E rëndë në Kosovë! Vajza e mitur përdhunohet dhe mbetet
Foto ilustruese

PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një e mitur është abuzuar seksualisht dhe si pasojë ka mbetur shtatzënë. E mitura, vetëm 15 vjeç, është shtruar në spital, ndërsa i dyshuari kryesor lidhur me ngjarjen është vendosur në prangat e Policisë së Kosovës.

“Meqë rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japim detaje, derisa ju njoftojmë se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore,”- ka deklaruar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

"Sinjali" ka bërë me dije se për ngjarjen e ndodhur në Obiliq i arrestuari është një 25-vjeçar, i identifikuar si Ferid Bajrami, i cili ka pasur një lidhje me të miturën. Ndaj tij ka nisur hetimi për veprën penale “Dhunimi”./ZËRI

Poll

MOS HUMB