Bota

E rëndë në Greqi/ Abuzoi seksualisht me të motrën për 20 ditë, arrestohet 35-vjeçari

Vëllai i saj dyshohet se e ka përdhunuar për të paktën 20 ditët e fundit, duke e kërcënuar se do ta dëbonte nga shtëpia ku jetonin nëse do të bënte një denoncim.

I.F
E rëndë në Greqi/ Abuzoi seksualisht me të motrën
Foto ilustruese

KALAMATA- Një grua 36-vjeçare nga Kalamata në Greqi ka denoncuar vëllain e saj 35-vjeçar në polici, me akuzën për përdhunim.

Vëllai i saj dyshohet se e ka përdhunuar për të paktën 20 ditët e fundit, duke e kërcënuar se do ta dëbonte nga shtëpia ku jetonin nëse do të bënte një denoncim. Të martën e kaluar, më 30 korrik, 35-vjeçari ka detyruar motrën e tij të largohet nga shtëpia dhe ajo ka jetuar përkohësisht në një park.

36-vjeçarja ka kontaktuar në linjën e urgjencës 112 dhe ka denoncuar jo vetëm dëbimin nga shtëpia, por edhe përdhunimin e vazhdueshëm nga i vëllai.

Rreth dy orë pas denoncimit, 35-vjeçari u arrestua në kuadër të hetimeve për dhunën në familje, ndërsa ndaj tij është ngritur një tjetër rast për përdhunim, i cili do t’i kalojë Prokurorisë.

36-vjeçarja pas denoncimit ka deklaruar se dëshiron që vëllai i saj të ndiqet penalisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB